Lady Gaga i përgjigjet Madonna-s

12/06/2012 16:55

Lady Gaga vendosi që disa minuta të koncertit të saj në Zelandën e Re t’ia kushtonte Madonna-s.

Edhe pse nuk e citoi direkt, kuptohej qartë që këngëtarja po flistë për mbretëreshën e pop-it.

“Disa persona ndihen mirë kur bëjnë të tjerët të ndihen keq. Nuk dua të krijoj polemika sepse prioriteti im është muzika dhe do e lë me kaq”, ishin fjalët e Lady Gaga para publikut.

Kjo përgjigje vjen pasi Madonna futi një fragment të këngës së Lady Gaga ‘Born This Way’ duke e miksuar me këngën e saj ‘Express Yourself gjatë koncertit të parë të turit botëror MDNA.

Madonna ka kritikuar ngjashmërinë e këngës së Gaga me një nga këngët e saj më të famshme që është lançuar rreth 23 vjet më parë.

Top Channel