Ana e errët e Christian Bale

11/06/2012 11:15

Christian Bale, i bërë i famshëm në rolin e Batman që nga viti 2005, ka një temperament shumë të keq, është krejtësisht i distancuar nga familja e miqtë dhe ka katër vite që nuk flet me nënën e tij.

Këto janë publikuar në biografinë e aktorit britanik, të shkruar nga ish-publicisti i tij, Harrison Cheung. Ky libër tregon gjithashtu se fituesi i çmimit Oscar ka urryer me gjithë shpirt aktorin Leonardo Di Caprio pasi ky i fundit përzgjidhej shpesh para tij nga regjisorët për role në filma të rëndësishëm si Titanic.

Roli i vetëm që Christian fitoi ndaj Di Caprios ishte ai i serial-killerit dhe sadistit seksual Patrick Bateman në filmin e vitit 1999 ‘American Psycho’ dhe këtë rol, sipas Cheung, e fitoi pasi iu përgjërua regjisorit.

Bale, i cili do të rikthehet si Batman në korrik të këtij viti, ka fituar famë që në moshën 14-vjeçare ku interpretoi në filmin Empire Of The Sun të Steven Spielberg.

Top Channel