Martohet aktori Matthew McConaughey

10/06/2012 13:40

Matthew McConaughey më në fund është martuar me nënën e dy fëmijëve të tij, brazilianen Camila Alves.

Sipas revistës ‘People’, aktori 42-vjeçar ka zhvilluar një ceremoni intime të shtunën në shtëpinë e tij në Teksas ku ishin të ftuar vetëm familjarët dhe rrethi i ngushtë shoqëror.

Mësohet se Camila ka marrë mbiemrin e bashkëshortit dhe tashmë quhet Camila McConaughey.

Matthew është i lidhur me Camila që në vitin 2006. Më parë aktori ka pasur marrëdhënie me Penelope Cruz dhe Ashley Judd.

Top Channel