Aksidentohet me makinë Lindsay Lohan

09/06/2012 00:00

Lindsay Lohan ka pësuar një aksident automobilistik, teksa udhëtonte me
një Porche ngjyrë të zezë nëpër rrugët e Santa Monikës, pranë Los
Angeles, SHBA. Aktorja amerikane mjaft e përfolur kohët e fundit është
shtruar në spital, por fatmirësisht nuk ka probleme serioze për jetën.

Paraprakisht Lindsay duket të jetë e pafajshme, pasi një kamion i ka prerë rrugën. Lohan është përpjekur të frenojë, por nuk ka mundur të shmangë përplasjen.  Policia ka deklaruar se 25-vjeçarja nuk kishte konsumuar alkool apo drogëra.

Lohan po shkonte të xhironte “Liz and Dick”, një film mbi Elizabeth Taylor e Richard Burton. Bashkë me të udhëtonte dhe asistentja e saj, e cila nuk ka pësuar asnjë dëmtim.

Top Channel