Monika Stafa prezanton librin me udhëtime

07/06/2012 19:45

Monika Stafa, folësja e njohur e ‘Top Channel’, del shpesh në ekran para publikut, por kur nuk është duke prezantuar lajmet e ditës me çfarë merret?

Monika sapo ka nxjerrë në treg librin “Gati për rinisje (Up in the Air)”. Është një libër që ka mbresa nga udhëtime të saj në Shqipëri dhe Botë.

Në studion e Pasdite në Top Channel, spikerja u shpreh: “Sa herë që shkoj në vende ku nuk kam qenë, përpiqem të gjej diçka të re. Dëshira për të lëvizur dhe për të njohur kultura të tjera të gjallëron.”

Në librin e saj mund të zbulojmë shumë vende të reja, sidomos në Shqipëri: “Rana e Hedhme është një skaj i largët, i braktisur dhe shumë pak i njohur. Ndodhet 15 kilometra larg Lezhës. E kam vizituar brenda një dite dhe e kam xhiruar duke e sjellë në televizion. Aty rëra është shumë e imët dhe është një plazh ndryshe nga të tjerët.”

“Brezi i ri nuk e njeh Shqipërinë, njohin vetëm qytetet e mëdha”, shton Monika Stafa.

Top Channel