Megan Fox, gjuha trupore tregon se është shtatzanë

07/06/2012 18:30

Ndonëse Megan Fox nuk e ka pranuar ende zyrtarisht se është në pritje të një fëmije, gjuha e trupit e tradhëtoi pas seancës në një sallon bukurie.

Aktorja 26-vjeçare u shfaq në dalje të sallonit me një dorë të vendosur mbi bark, me një gjest të qartë instiktiv mbrojtës ndaj foshnjes së saj.

Burime shumë pranë Fox janë shprehur në mediat amerikane se tashmë shtatzania e saj është e konfirmuar dhe se Megan është aktualisht 2-3 muajshe.

Megjithatë, vetë protagonistja e “Transformers” ka refuzuar të flasë për ketë çështje.

Përveç dorës protektive mbi bark, Fox u shfaq edhe disi më e fryrë se zakonisht, një tjetër konfirmim ky i shtatzanisë së saj.

Aktorja hollivudiane është e martuar me 38-vjeçarin Bryan Austin Green.

Top Channel