Lindsay Lohan si Elisabeth Taylor

07/06/2012 18:00

Lindsay Lohan do të interpretojë Elisabeth Taylor në filmin e saj më të fundit me titull ‘Liz And Dick’, film që përqendrohet në marrëdhënien mes aktores së famshme dhe uellsianit Richard Burton.

Në foton promovuese të filmit, protagonistja e ‘Mean Girls’ i ngjan shumë aktores së ndjerë me fustanin e kuq dhe me peliçen e bardhë.

25-vjeçarja po xhiron aktualisht filmin në Kaliforni. Rolin e Burton do ta interpretojë Grant Bowler.

Për Lindsay Lohan roli i të madhes Elisabeth Taylor është një hap tjetër drejt daljes nga problemet e shumta të kohëve të fundit.

Gjatë këtyre viteve aktorja e re ka pasur probleme ligjore të lidhura me përdorimin e drogës dhe vjedhje bizhuterish.

Top Channel