Sheryl Crow me tumor në tru

06/06/2012 14:40

Sheryl Crow ka njoftuar se vuan nga një tumor në tru, por që fatmirësisht është beninj. Këngëtarja 50-vjeçare përballet kështu me një tjetër kancer pas atij të gjirit që kaloi në vitin 2006.

Crow deklaroi për një gazetë të Las Vegas se kishte humbje të shpeshta kujtese dhe për këtë arsye vendosi të konsultohej me një mjek. Nga vizita doli se kishte tumor në tru.

“Por është beninj dhe nuk ka asgjë për tu shqetësuar”, theksoi fituesja e nëntë çmimeve Grammy.

Këngëtarja e cila ka pasur një marrëdhënie me Lance Armstrong, çiklistin që ka fituar betejën me kancerin vite më parë, jeton me djalin e adoptuar në një fermë në Nahville.

Top Channel