Shakira dhe Pique presin fëmijë

06/06/2012 11:50

Sipas mediave latine, Gerard Pique dhe Shakira presin një fëmijë. Faqja meksikane TVNotas.com thekson se këngëtarja kolumbiane është 2-muajshe shtatzënë dhe është munduar që lajmin ta mbajë të fshehtë gjatë kësaj kohe.

Gazetarët që e kanë pyetur 35-vjeçaren për këtë çështje kanë marrë vetëm heshtje të cilën e kanë interpretuar si një konfirmim të lajmit.

Gjithashtu mediat latine vënë në dukje edhe ndryshimin e rrobave gjithmonë të ngushta që ka veshur Shakira me rroba më të gjera që mbulojnë format.

TVNotas.com njofton se çifti ka blerë një rezidencë të madha në Barcelonë, ku do të presin fëmijën e tyre të parë.

Top Channel