Rihanna dhe Chris Martin flirtojnë me njëri-tjetrin

06/06/2012 11:25

Të jesh lideri i një bande muzikore ka avantazhet e veta dhe një nga këto është se mund të përjetosh momente intime edhe me Rihanna-n.

Në bashkëpunimin e tyre, Chris Martin (vokalisti i Coldplay) dhe këngëtarja nga Barbados shihen në videoklipin e këngës Princess of China duke qëndruar shumë pranë me njëri-tjetrin. Kjo afërsi me siguri nuk do e kënaqë bashkëshorten e Martin, aktoren Gwyneth Paltrow.

Para se videoklipi të shfaqej për herë të parë, pjesë të tij janë prezantuar gjatë koncerteve të Coldplay në muajin prill.

Chris Martin u shpreh në lidhje me këtë bashkëpunim: “Pjesa e videoklipit ku shfaqet dhe Rihanna është pjesa ime e preferuar. Ne si grup kemi filluar të provojmë gjëra të reja dhe jemi munduar të heqim barrierat mes zhanreve të ndryshme muzikore.”

Top Channel