Miley Cyrus fejohet me Liam Hemsworth

06/06/2012 14:25

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth janë fejuar. Aktori 22-vjeçar i ka propozuar aktores 19-vjeçare me të cilën ka 3 vite i lidhur në datën 31 maj.

Cyrus theksoi për revistën ‘People’: “Jam shumë e lumtur që u fejova dhe që do të kaloj një jetë të lumtur me Liam.”

Cifti është njohur gjatë xhirimit të filmit ‘The Last Song’ në vitin 2009.

“Jam shumë i lumtur me të. Kur xhiron skena të tilla me dikë fillon të ndjesh diçka, është e pashmangshme”, ka thënë kohë më parë Hemsworth.

Marrëdhënia e çiftit shënon deri tani dy ndarje të shkurtra. E para në gusht të vitit 2010 (u bashkuan pas një muaji) dhe e dyta në nëntor të vitit 2011.

Aktorja e njohur për interpretimin e Hannah Montana është një nga adoleshentet më të pasura në botën e spektaklit me një pasuri që llogaritet rreth 120 milionë dollarë. Ndërsa Liam është një talent i ri, i cili po fiton famë për interpretimin në filmin ‘The Hunger Games’.

Top Channel