Katy Perry: Dua të bëj seks me Rihanna

06/06/2012 13:15

Katy Perry është shprehur në një intervistë televizive amerikane se dëshiron të bëjë seks me shoqen e saj të ngushtë Rihanna.

Kur u pyet nga gazetarja nëse do të bënin ndonjë këngë bashkë, Perry tha: “Nuk do të bëjmë këngë bashkë, por do të bëjmë thjesht seks.”

Perry deklaroi gjithashtu se nuk i dëgjon këngët e saj kur është në shtrat me dikë: “Do të ishte kulmi të bëje seks me këngët e tua në sfond. Nuk jam aq narciziste.”

Ndërsa, si vajzë e mbarë që është, Perry nuk iu përgjigj pyetjes se kush ishte pozicioni i saj i preferuar gjatë seksit.

Top Channel