Kristi Lamaj dhe Lei Kraja bëhen bashkë në projektin “UrbanGen”
Një këngëtar si John Mayer është bërë i famshëm në karrierën e tij edhe falë këngëve dhe komenteve që ka rezervuar për ish-të dashurat.
Kështu, në një prej këngëve të tij të famshme, ai e konsideron Jessica Simpson si një “napalm seksual”.
Megjithatë, duket se Mayer nuk di të pranojë kur ia kthejnë me të njëjtën monedhë, pasi ai pranoi se është ndierë tejet i ofenduar nga kënga “Dear John” (I dashur Xhon), të cilët Taylor Swift shkroi pas ndarjes me të.
”U ndieva i poshtëruar. Ajo këngë më bëri të ndihesha me të vërtetë keq”, deklaroi këngëtari për revistën “Rolling Stone”. ”Mendoj se nuk e kam merituar atë tekst. Unë jam një njeri që gjithmonë ka marrë përgjegjësi për veprimet që ka bërë, ndaj mund t’iu them se nuk kam bërë asgjë për të merituar ato fjalë. Ishte një goditje shumë e ulët nga ana e saj”.

Swift dhe Meyer patën një histori të shkurtër në vitin 2009 dhe Swift, pas ndarjes i dedikoi këngën në të cilën spikasnin fjalët: “Tani që e shoh se ke shkuar, duket se paske menduar se kam qenë shumë e re për t’u ngatërruar. Duhet ta kisha ditur përpara se të qaja të gjithë rrugën për në shtëpi. Mos ke menduar se si 19-vjeçare mund të ishte shumë e thjeshtë të shndërrohesha në një lojë për ty, kur kaq shumë të kam dashur”.
Në intervistën e tij, këngëtari gjithashtu theksoi se asnjëherë nuk e kishte ditur se sa të forta kishin qenë ndienjat e Taylor ndaj tij deri në momentin e publikimit të këngës në fjalë.
Top Channel