Arrestohet vajza e Bruce Willis dhe Demi Moore

06/06/2012 12:45

Scout Willis, vajza 20-vjeçare e aktorëve Bruce Willis dhe Demi Moore, është arrestuar në Nju Jork sepse ka pirë një birrë në rrugë dhe i ka dorëzuar oficerëve të policisë një kartë identiteti false.

Willis akuzohet për konsumim alkooli në ambient publik dhe është lënë e lirë për momentin. 20-vjeçarja do të kthehet para gjyqit më 31 korrik.

Scout Willis u pa nga policët të hënën duke pirë një shishe birrë në një stacion metroje në Manhattan e më pas studentja i dha policëve një kartë identiteti me emrin Katherine Kelly.

Avokati i vajzës deklaroi për mediat amerikane: “Të gjithë kemi qenë të rinj dhe nuk më duket si krimi i shekullit.”

Në Nju Jork nuk lejohet pirja e alkoolit në vende publike, përveçse kur bëhet fjalë për festa apo evente që kanë marrë më parë leje për konsum pijesh alkoolike.

Top Channel