Kate sërish me veshje të Alexander McQueen

05/06/2012 00:00

Dukesha e Cambridge dukej e mrekullueshme në shërbesën e zhvilluar për
nder të Mbretëreshës në Katedralen e St Paul. Kate kishte veshur një
fustan të dizenjuar nga Alexander McQueen, kapele të Jane Taylor, dhe
një palë këpucë të larta ngjyrë mishi LK Bennett.

Kjo është hera e tretë që Kate ka zgjedhur një veshje të Alexandër McQueen dhe patjetër që ajo magjepsi të pranishmit jashtë katedrales dhe brenda saj, duke qenë sërish në qendër të vëmendjes.

Kate dhe William u duatrokitën nga qindra të pranishëm që ndodheshin jashtë Katedrales.

            

Top Channel