“Beteja e minifundeve” në mbrëmjen e “MTV”

04/06/2012 17:50

Ceremonia e ndarjes së çmimeve “MTV” për kinematografinë u shndërrua në një betejë të vërtetë minifundesh, midis shumë protagonisteve femërore që tërhoqën vëmendjen e fotografëve gjatë evenimentit.

Kristen Stewart, “Bella” e sagës së “Twilight” dhe Mila Kunis ishin midis dy personazheve që tërhoqën më shumë vëmendjen me hiret e tyre.

Njëkohësisht, me një fustan tërësisht të kuq, e mrekullueshme ishte edhe aktorja Charlize Theron, e mbërritur në ceremoni pas prezantimit të filmit të saj të fundit, “Prometheus”, në Londër.

Paris Hilton, Juliane Hough, Emma Stone, Emma Watson apo Hollande Roden ishin midis personazheve të tjera femërorë që shkëlqyen në këtë aktivitet.

Ndërkohë, kjo është lista e çmimeve kryesore “MTV” për kinematografinë, në vitin 2012.

Filmi i vitit: “The Twilight Saga: Breaking Dawn”
Roli më i mirë femëror: Jennifer Lawrence, “The Hunger Games”
Roli më i mirë mashkullor: Josh Hutcherson, “The Hunger Games”
Skena më e mirë aksion: Jennifer Lawrence, Josh Hutcherson, Alexander Ludwig, “The Hunger Games”
Puthja më e mirë: Robert Pattinson, Kristen Stewart, “The Twilight Saga: Breaking Daën”
Heroi më i mirë: Daniel Radcliffe, “Harry Potter and the Deathly Hallows”
Kolona më e mirë zanore: Party Rock Anthem – LMFAO, “21 Jump Street”
Paraqitja më e mirë surprizë: Shailene Woodley, “The Descendants”
Paraqitja më e mirë në komedi: Melissa McCarthy, “Bridesmaids”
Grupi i aktorëve më të mirë: “Harry Potter and the Deathly Hallows” (Daniel Radcliffe, Emma Watson, Rupert Grint, Tom Felton)
Transformimi më i mirë në skenë: Elizabeth Banks, “The Hunger Games”
Çmimi i një gjenerate: Johnny Depp

Top Channel