Drew Barrymore është martuar të shtunën në një ceremoni private në Kaliforni me të fejuarin e saj Will Kopelman.

Cifti nuk ka dashur që dasma të shndërrohet në një event social dhe për këtë arsye përgatitjet janë bërë në fshehtësi të plotë

Një nga mikeshat më të mira të Barrymore, aktorja Cameron Diaz, theksoi për mediat amerikane: “E mora vesh që Drew do të martohej para se ta dinte vetë ajo sepse më tregoi Will. Më bëhet shumë qejfi për të.”

Ditët e fundit të dyja këto aktore janë parë në rrugët e Los Angeles duke bërë pazarin e dasmës.

Barrymore ka qenë e martuar dy herë më parë. Martesa e parë zgjati një muaj me biznesmenin Jeremy Thomas dhe hera e dytë zgjati dy vjet me humoristin Tom Green.

Top Channel