Djalli vesh sërish Prada

02/06/2012 11:55

Djalli vesh sërish Prada. Tetë vjet pas bestsellerit që ngjiti majat e klasifikimeve dhe nga i cili është frymëzuar filmi më Anne Hathaway e Meryl Streep, autorja Lauren Weisberger po shkruan vazhdimin e historisë.

Libri i ri, sipas mediave të showbizit, do të dalë në prill të vitit 2013 dhe do të titullohet “Revenge Wears Prada: The Devil’s Return” (Hakmarrja Vesh Prada: Kthimi i Djallit).

Në këtë vëllim të ri, Andy, që në film interpretohet nga Hathaway, punon për një revistë që shkruan artikuj për martesat dhe pikërisht teksa po organizon dasmën e saj, fati i përplaset sërish me atë të Mirandës së tmerrshme, interpretuar nga Streep.

Top Channel