Clinton: Dua Clooney në filmin për mua

02/06/2012 11:35

Bill Clinton zgjedh George Clooney. Nëse një ditë jeta e tij mund të frymëzojë një film, për ish-presidentin aktori më i mirë për ta interpretuar është Clooney.

Deklaratën e ka bërë vetë Clinton për CNN. “Është një aktor i mrekullueshëm, për më tepër kemi të njëjtat përmasa trupore”, ka thënë ish-preisdenti i SHBA.

Clinton ka shtuar se vlerëson edhe Brad Pitt, por ky i fundit nuk bën sepse “është shumë i bukur”. “Ndërsa për të interpretuar Hillary është shumë mirë Meryl Streep”, ka shtuar Clinton.

Top Channel