Brooke Mueller rikthehet në rehabilitim

02/06/2012 17:15

Brooke Mueller është rikthyer sërish në rehabilitim pas disa muajsh ku u duk se po bënte një jetë pak a shumë normale.

Ish-bashkëshortja e Charlie Sheen ka rifilluar frekuentimin e jetës së natës dhe konsumit të drogave dhe pas një feste që zgjati plot katër ditë gjatë të cilave binjakët ia la nën kujdestari nënës së saj, familjarët i kanë mbushur mendjen të kthehet në rehabilitim.

Sipas tmz.com, duket se Mueller është bindur përfundimisht edhe pasi Charlie Sheen u shpreh se herën e fundit që e kishte parë ish-gruan e tij ajo e kishte “humbur tërësisht toruan” dhe nga këto gjëra Sheen merr vesh më mirë se kushdo.

34-vjeçarja Brooke Mueller gjatë dhjetorit të kaluar është arrestuar për zotërim droge.

Top Channel