David Beckham: Dua fëmijë të tjerë

01/06/2012 17:30

Vajza e David dhe Victoria Beckham muajin e ardhshëm do të bëjë 1 vjeç, por ende futbollistit anglez nuk i besohet që më në fund ka një vajzë pas tre djemve.

Momenti kur ai e kupton që ëndrra e tij është bërë realitet është kur i ndërron pelenat Harperit: “Sa herë që e ndërroj habitem dhe them me vete: Më në fund kam edhe unë një vajzë.”

Por mesfushori 37-vjeçar i Los Angeles Galaxy duket se nuk është i kënaqur me kaq.

“Jemi me fat që kemi 4 fëmijë të shëndetshëm, por nëse kemi edhe 2 të tjerë… Mbase Victoria mund të trembet me 2, por edhe një tjetër e dua. Të shohim, nuk i dihet kurrë”, shtoi Beckham.

Top Channel