Program për ish të përndjekurit

31/05/2012 00:00

Partia Socialiste eshte duke formuluar nje program te vecante ne lidhje
me shtresen e ish te perndjekurve politike dhe familjaret e tyre.

Per te diskutuar kete projekt, ne Tirane është mbledhur një tryezë debati. Drejtuesja e grupit te punes ne Partine Socialiste Keti Bazhdari tha para ish të burgosurve politikë dhe familjarëve të tyre se deri më tani nuk ka patur vullnet politik për të zgjidhur çështjen e ish të përndjekurve. Sipas saj eshte synuar vetem politizimi dhe militantizmi, gje qe Partia Socialiste s’ka ndermend ta perserise.

“Partia Socialiste nuk ka ndërmend që çështjen e të përndjekurve ta politizojë, në mënyrë absolute. Të gjithë ata që janë këtu të majtë, të djathtë do të jenë në gjendje që të bashkëpunojnë me ne, që të krijojmë një program, i cili do të jetë në interes të të gjithëve, pavarësisht krahut politik dhe nuk synojmë që përmes programit të Partisë Socialiste të blejmë votat”, tha Bazhdari.

Ne projektin e pergatitur tashme, socialistet planifikojne qe brenda nje kohe te shkurter te realizojne integrimin social, rehabilitimin moral dhe ajo qe eshte me e rendesishme, demshperblimin.

“Në vitin e parë të qeverisjes socialiste do të dëmshpërblehen të gjithë ish-të burgosurit, gra mbi 70 vjeç dhe burra mbi 75 vjeç që janë gjallë. Brenda dy viteve në vijim do të dëmshpërblehen të gjithë të ish-të burgosurit politikë që ende jetojnë. Përgjatë dy viteve të tjera në vijim do të realizohet dëmshpërblimi i trashëgimtarëve të të pushkatuarve”, tha Bazhdari.

Me propozim te shoqatave te ish te perndjekurve do behet ndryshimi ligjit aktual ne menyre qe per personat e denuar me vdekje, demshperblimi te njihet jo me per 8 vite burg por per 25. Ditet e burgimit te vleresohen sipas Kodit Penal. Ndryshime planifikohen te behen edhe ne çeshtjen e letrave me vlere qe u jane dhene ish te perndjekurve. Nderkohe propozohet edhe krijimi i azileve te veçanta per ish te perndjekurit, qe nuk kane me asnje te aferm per shkak te persekutimit komunist.

Top Channel