Klienti gjen parazit të gjallë në pjatën me sushi, videoja bëhet virale në rrjet
Edhe Sean Connery është përgjuar nga “News of the World”. Aktori
historik që ka interpretuar agjentin 007 i ka thënë policisë se celulari
i tij është përgjuar të paktën 10 herë nga e përjavshmja e Rupert
Murdoch.
Emri i Connery rezulton në blloqet e Glen Mulcaire, detektivi privat i angazhuar nga “News of the World” për t’u siguruar skupe gazetarëve.
Aktori skocez bëhet në këtë pikë një nga viktimat më të famshme të skandalit të përgjimeve. Skandali i përgjimeve nga perandoria mediatike e Murdoch ka marrë përmasa të mëdha në Mbretërinë e Bashkuar.
Redaksia nuk ka kursyer askënd për të arritur qëllimet e saj, duke përgjuar përveç yjeve të kinemasë dhe muzikës, edhe familjarët e viktimave të krimeve të ndryshme dhe sulmeve terroriste.
Më herët gjatë muajit, ish-redaktorja e “News of the World”, Rebekah Brooks dhe bashkëshorti i saj, Charlie, u akuzuan nga autoritetet britanike për komplot, me qëllim pengimin e drejtësisë në hetimin e skandalit të përgjimeve.
Top Channel