Jolie, vizitë në Ministrinë e Jashtme Britanike

30/05/2012 16:45

Dyshja Angelina Jolie dhe William Hague është një prej më të pazakontave të shikuara ndonjëherë.

E para, e bërë e famshme nëpërmjet filmave të saj hollivudianë dhe e konsideruar si një prej femrave më të bukura të planetit, ndërsa i dyti është Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, i angazhuar me mbrojtjen e interesave të Londrës zyrtare dhe me zgjidhjen e krizave të ndryshme në vende të ndryshme kudo në botë.

Takimi ndodhi në “Foreign Office”, në Ministrinë e Jashtme, ku Hague shprehu mbështetjen për nismën e Jolie, që kërkon nga shtetet që të bëjnë më shumë për të luftuar dhunën seksuale në zonat e përfshira nga lufta.

36-vjeçarja, e cila është e lidhur me Brad Pitt, bëri këtë takim përpara prezantimit të filmit të saj të ri, “Në tokën e gjakut dhe mjaltit”, i cili vendos në fokus konfliktin e Bosnjes.

Në këtë film, disa prej sekuencave më tronditëse janë ato ku portretizohen ekzekutimet dhe përdhunimet sistematike të grave muslimane dhe kroate nga forcat paraushtarake serbe.

Në takimin zyrtar, Jolie u takua edhe me Ministrin e Mbrojtjen, Philip Hammond dhe Ministrin e Barazisë Sociale, Lynne Featherstone.

Aktorja 36-vjeçare, një prej misionareve të OKB-së, deklaroi më parë gjatë muajit se ishte krenare dhe e lumtur për faktin që iu akordua titulli i Qytetares së Nderit në Sarajevë, për shkak të filmit të saj.

Top Channel