Jessica Simpson prezanton vajzën

30/05/2012 16:30

Jessica Simpson lindi fëmijën e saj të parë rreth një muaj më parë, por që atëherë nuk ka postuar për fansat as edhe një foto të vajzës.

Por tani këngëtarja ka pozuar me vogëlushen Maxwell Drew Johnson në kopertinën e revistës ‘People’.

Simpson ka deklaruar se vajza që ka me të fejuarin Eric Johnson i ka ndryshuar rrënjësisht jetën: “Maxwell tashmë është epiqendra e gjithçkaje që bëj dhe që mendoj. Unë dhe Eric rrimë duke e shikuar gjatë gjithë kohës. Nuk kemi të ngopur.”

Top Channel