David Hasselhoff: Nuk kam nevojë për Viagra

30/05/2012 21:35

David Hasselhoff, aktori i cili u bë i famshëm në serialin ‘Baywatch’, është shprehur se nuk ka nevojë për Viagra për të kënaqur të dashurën e tij dhe shpreson që të jetë në lartësinë e duhur edhe për shumë vite në vazhdim.

Hasselhoff u shpreh kështu në lidhje me uellsianen Hayley Roberts: “Seksi me të është i pabesueshëm. Dikush më pyeti disa ditë më parë se si do më pëlqente të vdisja dhe i thashë menjëherë që do më pëlqente të vdisja me uellsianen time. Me të po kënaqem shumë.”

Aktori 60-vjeçar shtoi për revistën ‘Closer’: “Unë jam anti-viagra. Shpresoj që edhe për shumë kohë të mos kem nevojë për pilulat blu.”

Top Channel