Presidenti, PS e LSI mbledhin kryesitë

29/05/2012 00:00

E marta është një maratonë e gjate negociatash mes aleateve te
koalicionit qeveritar. Kryetaret e partive qeverisese u takuan pas
mesdites ne perpjekje per te rene dakord per kriteret qe do te duhet te
permbushe nje kandidat eventual per president.

PD dhe LSI, si dy partite kryesore te koalicionit, do te mbledhin kryesite perkatese pasdite per te diskutuar edhe emra.

Kryetari i LSI-se Ilir Meta, foli ne emer te koalicionit pas mbarimit te takimit te pare te aleateve.

“Nuk kemi diskutuar asnjë emër konkret nga maxhoranca, apo si propozime të maxhorancës, sepse këto do të diskutohen më pas gjatë orëve në vijim. E rëndësishme është të konfirmojmë vullnetin për të shkuar drejt një zgjedhje konsensuale për emrin e Presidentit të ri, në mënyrë që të jetë një emër që të sigurojë jo vetëm një konsensus për zgjedhjen e nesërme,shpresojmë, por njëkohësisht edhe një konsensus për të vazhduar ato reforma, që kërkon procesi i integrimit europian.Ajo është që është konkrete është vullneti, gatishmëria për të përcaktuar kriteret mbi bazë të të cilave do të dalin edhe emrat, pra seriozitet për të ndërtuar një proces demokratik, transparent, legjitim, sepse duhet të ketë një mbështetje sa më të gjerë dhe sa më konsensuale dhe natyrisht kemi rënë dakord për disa kritere, të cilat do të bëhen publike më pas ndoshta edhe emra të caktuar. Ne shpresojmë që opozita të përfshihet në këtë proces, sepse edhe në interesin e saj, është në interesin e vendit, është në interesin e reformave, të cilat i ka kërkuar edhe opozita që të realizohen sa më shpejt dhe natyrisht që mendoj se është edhe në interes të opozitës, që të ketë zërin e saj, që të japë idetë e saj, që të bëjë propozimet e saj dhe natyrisht në fund fare do të jetë opinioni publik që do të gjykojë edhe seriozitetin e maxhorancës dhe opozitës, por urojmë dhe shpresojmë sepse nuk duhet të paragjykojmë, shpresojmë që të jetë një bashkëpunim sa më i suksesshëm”, tha Meta.

Top Channel