Komisioni i Integrimit u perfshi nga debatet midis dy kampeve politike,
gjate një seance degjmore te Ministrit te Brendshem Bujar Nishani ne
lidhje me zbatimin e 4 nga 12 kriteret e Bashkimit Europian.

Deputeti socialist Balla perdori ne Komision nje video te turisteve hollandeze ne Lazarat, qe tregon pamje te kanabisit, te cilen ministri Nishani e konsideroi ‘show’ politik.

“Show që bëri zoti Balla nuk i përkon realiteti, për një fakt më të thjeshtë. Sot jemi në një fazë që nuk ka kanabis të rritur në atë masë, ato mund të jenë filmime të vjetra”, tha Nishani.

Diskutimet morën nje tjeter rrjedhe kur deputeti Tahiri vuri ne dispozicion nje sere dokumentash duke ngritur akuzat edhe ne baze te deklarateve te bera nje muaj me pare nga ish-drejtori i Policise se Dibres, Shemsi Premçi. Ai akuzoi edhe Nendrejtorin e Pergjithshem te Policise, Kuliçajn.

Deputetet e maxhorances, terhoqen vemendje se nga opozita po dilej nga tema, por keta te fundit kembengulen edhe ne çeshtje te tjera qe sipas tyre niveli i kriminalitetit, po e shqeteson opinionin publik.

Lufta kunder korrupsionit dhe lufta kunder krimit te organizuar jane dy nga 12  prioritetet, te cilat i jane ngarkuar Ministrise se Brendshme per zbatim. 

Top Channel