Nga Britania në USA për të përfunduar një tatuazh

29/05/2012 02:44

Një grua udhëtoi nga Britania në SHBA për të përfunduar një tatuazh që ka zgjatur rreth dy vjet nga momenti kur punimi ka filluar.

Lucy Challenger udhëtoi për në Konventën e Tatuazheve, në qytetin e Nju Jorkut, në mënyrë që një artiste e famshme mund të arrinte formën përfundimtare në një dizajn të madh feniksi në të pasmen e saj të majtë, kostoja e të cilit shkon në 1000 $.

Dashuria e saj për vizatimet në trup nuk duhet të vijë si një befasi, pasi numrat e femrave që bëjnë një tatuazh janë në rritje dhe tashmë numri i tyre kalon edhe vetë meshkujt në SHBA.

“Kam punuar rreth 35 orë deri tani, dhe kam edhe një herë sa kaq për të përfunduar”, tha artistja e tatuazheve.

Krijimi i ndërlikuar i ka kushtuar 28-vjecares mijëra dollarë, dy udhëtime në Los Angeles dhe disa seanca shtesë në Nju Jork e Londër.

“Ky është një investim i madh. Jo të gjithë mund të shpenzojnë gjithë atë shumë të hollash, por kjo vjen vetëm një herë në jetë”, shtoi ajo.

Londinezja ishte e shtrirë me vetëm një t-shirt, ndërsa artistja, e cila kishte fluturuar nga Los Anxhelos, po perfeksiononte projektimin që shtrihej nga kofsha e saj deri në fund-shpinë.

Lucy mbante një iPad në dorë për të hequr mendjen e saj, ndërsa artistja punonte mbi dizajnin e feniksit për tetë orë rresht.

Top Channel