Ekonomia shqiptare është përkeqësuar gjatë këtij viti. Sipas Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, ka rënie të konsumit dhe investimeve, ndërsa në rrezik janë edhe eksportet.

Në konferencën për shtyp Fullani u pyet nga gazetarët mbi mundësinë e të qënit kandidat për President, pasi emri i tij po lakohet si kandidat i mundshëm.

Por Fullani tha se është i angazhuar me zgjidhjen e  sfidave që ka ekonomia.

“Unë kam një mandat, i cili është mjaft i rëndësishëm për ekonominë dhe vendin. Jam i gatshëm të jap të gjithë aftësitë e mia në mënyrë që ky mandat të jetë i suksesshëm dhe këto sfida që kemi t’i cojmë deri në fund që vendi të shkojë i qetë me stabilitet makro-financiar për të siguruar një rritje afatgjatë për ekonominë”, tha Fullani për çështjen në fjalë.  

Top Channel