Menjëherë sapo mbaroi takimin me kryetarin e PBDNJ-së, Vangjel Dule,
kryeministri Sali Berisha u takua me ambasadorin e Shteteve të
Bashkuara, Aleksandër Arvizu.

Takimi mes te dyve zgjati me shume se 40 minuta dhe besohet se tema e vetme e bisedës ka qenë çështja e zgjedhjes se presidentit. Neser eshte percaktuar votimi i pare dhe shpesh here ambasadori Arvizu ka shprehur deshiren qe presidenti i ardhshem te zgjidhej qe ne raundin e pare te votimeve, çka do te thote te zgjidhej me konsensus.

Kjo besohet se nuk eshte shume e mundur, por megjithate nuk mund te klasifikohet si “shans i humbur”. Besohet se ambasadori Arvizu do te vazhdoje te luaje nje rol te rendeishem per te çtensionuar sa me shume marredheniet me paleve dhe te beje perpjekje qe presidenti i ardhshem te marre edhe konsensusin e opozites.

Top Channel