Njerëzit me mentalitet pozitiv jetojnë më gjatë

28/05/2012 13:00

Për të gjithë njerëzit pesimistë vijnë disa lajme të këqia. Optimistët duket se jetojnë më gjatë sipas një studimi të fundit.

Shkencëtarët amerikanë studiuan 243 persona në moshë shumë të thyer dhe vunë re se të gjithë ata që ishin në prag të arritjes së 100 viteve jetë apo që i kishin arritur ishin persona me humor dhe shumë të shoqërueshëm.

Studimi vëzhgoi hebrenjtë e Europës Lindore. Këta persona janë shumë të vlefshëm për studimet gjenetike sepse janë shumë të ngjashëm me njëri-tjetrin.

“Ata që janë më të qeshur, kanë një rreth të gjerë shoqëror dhe i shprehin hapur ndjenjat e tyre kanë shanse të jetojnë më gjatë”, thekson Nir Barzilai, doktori udhëheqës i studimit.

Studimi është publikuar në numrin e fundit të revistës ‘Aging’.

Top Channel