Në shitje pallati prej 48 dhomash pa asnjë tualet

28/05/2012 17:00

Një prej pallateve më imponuese në të gjithë Britaninë e Madhe, pronë për qindra vjet e lordëve të Northemptonshajërit, është nxjerrë në shitje nga shteti për 2,5 milionë stërlina.

”Aperthorpe Hall”, ndërtuar në shekullin e XV, ka një sallë ballosh, një librari klasike 300-vjeçare, parqe të mëdha dhe 48 dhoma në total.

Megjithatë, kjo “parajsë” ka edhe anët e veta negative. E vështirë për ta besuar, por i gjithë kompleksi nuk ka tualet dhe mirëmbajtja e tij vjetore kushton 100 mijë stërlina.

I lënë pas dore prej disa dekadash, pallati u ble nga Departamenti i Trashëgimisë Kulturore Britanike tetë vjet më parë për tre milionë paund.

Megjithatë, përballë krizës që ka rrudhur investimet qeveritare, është pare e arsyeshme që “supervila”, ku ndër shekuj kanë pushuar apo argëtuar disa monarkë britanikë, të nxirret në shitje për të lehtësuar barrën e shtetit.

Top Channel