Harley Davidson monument i tsunamit japonez

28/05/2012 18:20

Harley Davidson, që “lundroi” për më shumë se 8 mijë kilometra nëpër Oqeanin Paqësor për t’u ndalur në brigjet kanadeze, do të shndërrohet në një monument në nder të viktimave të tsunamit që goditi Japoninë vitin e kaluar.

Ky është vendimi i marrë nga pronari i Harley FXSTB Softail Night Train, Ikuo Yokohama, një i ri japonez i cili e kishte blerë atë pak muaj para 11 marsit, ditës kur tsunami gjigant i shkatërroi shtëpinë dhe e detyroi të braktisë qytetin e tij.

Mjeti u gjet nga disa banorë vendas në Sol Levante në British Columbia në Kanada. I dëmtuar nga përplasjet me shkëmbinjtë dhe uji i kripur, por me targën që i lexohej akoma, banorët vendosën ta dorëzojnë atë në polici. Pasi zbuluan pronarin e saj, autoritetet kanadeze njoftuan disa herë me e-mail dhe telefon Ikuon.

Por i riu, refuzoi tërheqjen e tij për shkak edhe të kostos ekonomike. Megjithatë vendimi final i tij, edhe pse mori mjaft oferta për ndihmë ekonomike që ta tërhiqte nga Kanadaja e ta riparonte atë, Ikuo, 29-vjeç, shprehu vetëm një dëshirë; atë të ruajtjes së motorrit të tij në muzeun e Harley-t në Milluoki në të njëjtat kushte që është gjetur, i pariparuar, në kujtim të viktimave të 11 marsit 2011, që ishin mbi 15 mijë.

Por si mundi të qendrojë përmbi ujë për më shumë se 8 mijë kilometra një motor që peshon pak më shumë se 300 kilogram? Ajo që e shpëtoi atë, ishte një kontenier mallrash, brenda së cilit kishte ngecur motorri.

Top Channel