Taksisti që fotografon gjoksin e klienteve

26/05/2012 18:55

Prej tre vitesh e njëjta skenë, i njëjti dialog; taksisti kthehej dhe pyeste klienten nëse mund t’i fotografonte gjoksin nudo. Nëse klientja pranonte, taksisti nxirrte aparatin e dokumentonte imazhin, nëse refuzohej; diskutimit i vihej kapaku.

Histori e orëve të natës në rrugët e Berlinit, ku “taksisti-fotograf”, Hans Juergen Watzlawek, 67 vjeç grumbulloi për tre vite me radhë fotot e qindra femrave, të grupmoshave të ndryshme. Tashmë ai ka vendosur t’i bëjë publike ato (sigurisht me miratimin e klienteve të fotografuara), në një ekspozitë të rrallë.

“S’ka asgjë vulgare. Natën njerëzit janë më të shlodhur mendërisht, s’janë të tendosur. Në taksi krijohet një raport besimi mes shoferit dhe klientit. Unë i quaj foto artistike. Gjithmonë më ka tërhequr gjoksi i femrave. Sigurisht është erotik, por në radhë të parë është simbol i jetës, rritjes, sigurisë”, tregon 67-vjeçari për tabloidin BZ.

Pasioni i Hans nuk ngjall kurrëfarë xhelozie tek bashkëshortja e tij, Uta Jaeger, e cila thotë se nuk ndjehet aspak xheloze, pasi e kupton që bëhet fjalë për art.

Top Channel