Partia Socialiste ka pershendetur sot raportin e Departamentit te
Shtetit per te drejtat e njeriut dhe permes deputetit Ditmir Bushati
deklaroi se ai ishte nje skaner shume real i situates ne te cilen
ndodhet Shqiperia.

“Niveli i përhapur i korrupsionit dhe çimentimi i kulturës së pandëshkueshmërisë, dhuna dhe shpërfillja e ligjit nga policia dhe forcat e sigurisë siç është rasti tragjik i 21 janarit, pengimi i hetimeve për këtë çështje, minimi i të drejtës së qytetarëve për të vendosur me votë për fatet e tyre, cenimi i lirisë së medias dhe gjendja dëshpëruese e sistemit të drejtësisë, të bëjnë të mendosh se ky raport nuk flet për një vend në mes të Europës, por për një qeveri që po mban peng aspiratën Europiane të shqiptarëve.Është Sali Berisha që mban përgjegjësi për faktin që korrupsioni mbetet një problem shumë serioz, që politizimi i emërimeve në Gjykatën e Lartë dhe në atë Kushtetuese vijon të kërcënojë pavarësinë, besueshmërinë dhe integritetin e sistemit të drejtësisë.Partia Socialiste angazhohet për të rikthyer besimin e qytetarëve tek institucioni i votës së lirë e të ndershme dhe sundimi i së drejtës. Angazhimi ynë për të kufizuar apo hequr imunitetin e zyrtarëve të lartë në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare do të jetë veç hapi i parë në luftën kundër korrupsionit dhe çrrënjosjes së kulturës së pandëshkueshmërisë”, tha Bushati.

Top Channel