Biznesi: Jo krizë presidenciale

25/05/2012 00:00

Biznesi kërkon nga politika, që të mos e shndërrojë zgjedhjen e
presidentit në krizë politike, që mund të ketë pasoja të rënda për
ekonominë.

“Një krizë tjetër politike, që mund të jetë kriza e Presidentit, është një krizë mosbesimi dhe një krizë paniku te sipërmarrja shqiptare në tërësi, por dhe te invesitorët e huaj në veçanti”, tha Nikolin Jaka, kreu i Dhomës se Tregtisë dhe Industrisë.

Luan Bregasi, president i “Business Albania” thotë se stabiliteti politik eshte mjaft i rendesishem ne keto kohe te veshtira per ekonomine.

“Do të ishte shumë mirë që ky proces të ishte sa më normal, sa më i qetë, që të vijë në përputhje me interesat e të gjithë komunitetit dhe jo të plotësojë projekte të vogla, që nuk janë në interes të një klime stabilizuese dhe një mbarëvajtje të rregullt të ekonomisë dhe politikës shqiptare në përgjithësi”, tha Bregasi.

Votimi i parë për presidentin e ri të vendit pritet të zhvillohet në datën 30 maj dhe deri tani maxhoranca dhe opozita, nuk kanë arritur asnjë konsensus, pavaresisht thirrjeve nga të gjitha zërat për një zgjidhje kompromisi.

Top Channel