Presidenti, Wollfarth: Pres një proces transparent

24/05/2012 00:00

Reforma Zgjedhore dhe çështja e zgjedhjes se presidentit te ri te vendit
ka qene dy temat kryetasore të takimit të zhvilluar në selinë rozë, mes
kryetarit Edi Rama dhe ambasadorit të OSBE-së në vendin tonë, Eugen Wollfarth.

Takimi nisi rreth orës 9.00 dhe u zhvillua pa praninë e mediave. Pas bisedës, ambasadori Wollfarth deklaroi për mediat se e kishte përgëzuar Ramën për punën e mirë të bërë nga bashkëkryetari në Komisionin për Reformën Zgjedhore. “Drafti i Kodit Zgjedhor përbën një tekst të shkëlqyer dhe nevojitet vetem një hap final për t’u marrë nga politika”, tha Wollfarth.

Ambasadori ka vleresuar punen konstruktive te bere deri tani edhe ne procedurat per zgjedhjen e presidentit. “Unë shoh një nivel të madh konstruktiviteti për president konsensual. Shoh linja të rëndësishme dialogu mes udhëheqësve politikë. Këtë dialog e shoh konstruktiv dhe pres të shoh një proces të hapur dhe transparent”, tha Wollfarth.

Top Channel