Presidenti, 30 maj votimi i parë

24/05/2012 00:00

Kuvendi i Shqipërise nisi numërimin mbrapsht për zgjedhjen e Presidentit
të Republikës. Në afatin e fundit kushtetues për nisjen e procedurave
për zgjedhjen e Presidentit, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli,
thirri Konferencën e Kryetarëve të grupeve parlamentare, duke shënuar
zyrtarisht hapjen e procesit për zgjedhjen e Presidentit të ri të
vendit.

Se kush do te jete ai, kjo eshte një pyetje njemilion dollarëshe, por disa pyetje qe kushtojne shume me pak, kane nje pergjigje. Pershembull, kur do te kryehet votimi i pare per president? Pergjigja eshte te merkuren e ardhshme, me 30 maj, ne oren 10 te paradites. Kjo eshte data qe vendosi me konsensus Konferenca e Kryetareve dhe i vetmi vendim qe ajo mori.  

A do te zgjidhet me konsensus presidenti i ardhshem? Edhe kjo pyetje vlen po aq sa emri. Te gjithe do te donin te fitonin nje milion dollare, por, mesa duket, edhe ne nivelet e larta politik te mazhorances, ende nuk e dine sesi do te zhvillohet situata.

Kryetari i grupit kuvendor demokrat, Astrit Patozi megjithëse shprehu besimin që kreu i vendit të zgjidhet që në raundin e parë, tha se nëse kjo nuk arrihet, atëherë do të jetë sërish Konferenca e Kryetarëve që do të caktojë një tjetër ditë.

Pas mbledhjes se Konferences se Kryetareve, socialisti Gramoz Ruçi nuk foli per mediat, por me siguri edhe opozita te njejten pergjigje do te jepte. Megjithate, kur eshte ende shume e paqarte se cfare do te ndodhe, a do te kete nje kandidat konsensual me 30 maj apo ndoshta nuk do te kete fare kandidat, rregullorja percakton qe votimi quhet i kryer edhe nese ne parlament nuk paraqitet asnje kandidat per President.

Top Channel