Historia e fotos së vogëlushit dhe Obama-s

24/05/2012 17:10

Ka disa fotografi të cilat hyjnë në histori, ku domethënia e tyre qendron e fshehtë për masën e gjërë, për një kohë të gjatë, ndoshta edhe përgjithmonë…ndonjëherë.

Një e tillë është edhe një foto e shkrepur në ambientet e Shtëpisë së Bardhe ku tregohet një fëmijë që prek flokët e Obamës. Skena është dokumentuar nga fotografi i Shtëpisë së Bardhë Pete Souza dhe daton tre vite më parë, kur Obama kishte pak më shumë se një vit në krye të Shteteve të Bashkuara.

Fotoja prej shumë kohësh mbeti një mister dhe askush s’mund të shpjegonte saktë se cfarë bisede ishte zhvilluar mes presidentit Obama dhe vogëlushit me ngjyrë dhe se kush ishte fraza e vogëlushit apo shkaku që e detyroi kreun e shtetit më të fuqishëm në botë të përulej para tij.

Tre vite më vonë, zbardhet identiteti i vogëlushit protagonist si dhe përmbajtja e bisedës. Fëmija është një 5-vjeçar nga Merilandi i quajtur Jacob Philadelphia, djali i një marinsi të SHBA-së, ish-anëtar i administratës Obama.

Marinsi Carlton Philadelphia dha dorëheqjen nga detyra e tij në Shtëpinë e Bardhë, dhe ashtu sic e do tradita i kërkoi presidentit Obama një foto-kujtim me familjen e tij. Në këtë ceremonia vogëlushi, gjatë bisedës me presidentin i kërkon të dijë nëse i kishin flokët njësoj. Për t’ia treguar këtë, presidenti Obama përkulet, ndërsa vogëlushi prek me dorë flokët e tij.

Top Channel