Gruaja më e pasur në botë

24/05/2012 00:00

Gruaja dhe njëkohësisht personi më i pasur i Australisë, Gina Rinehart,
është bërë gruaja më e pasur në botë, sipas një studimi vjetor të
Business Review Weekly.

Studimi i BRW për 200 pasanikë, i publikuar të mërkurën, e vlerëson pasurinë e manjates së minierave plot 28.48 miliardë dollarë amerikanë.

Shifra në fjalë ka bërë që të zbresë nga froni pasanikja Christy Walton, e cila në mars renditej nga “Forbes” në vendin e parë me 25.3 miliardë dollarë pasuri.

Redaktori i listës së BRW, Andrew Heathcote deklaroi se manjatja e minierave e ka trefishuar pasurinë e saj në 12 muaj pasi çmimet u rritën dhe ajo realizoi dy marrëveshje, një për hekurin dhe një për mineralet.

“Rritja e pasurisë së saj është e pakrahasueshme. Ajo është produkt i një investimi në projekte të reja, rritjes së prodhimit dhe rekuperimit të çmimit të hekurit në gjashtë muajt e fundit”, deklaroi Heathcote.

Rinehart, 58 vjeç, trashëgimtare e një perandorie minierash hekuri në zonat minerare më të pasura të Australisë, është një figurë kontroverse që doli hapur kundër taksave të reja për mineralet dhe që së fundmi bleu një pjesë aksionesh të një sektori mediatik.

Top Channel