Tradhëtia bashkëshortore shkakton infarkt

23/05/2012 12:50

Tradhëtia bashkëshortore nuk i bën dëm vetëm martesës, por edhe zemrës. Sipas një studimi të fundit, sidomos marrëdhëniet me femra të reja janë shumë të rrezikshme për meshkujt.

Paralajmërimi vjen nga studiuesit italianë të cilët kanë rishikuar studimet e mëprashme mbi shkaqet e tradhëtisë bashkëshortore dhe efektet që shkakton ajo.

Siç publikon ‘Daily Mail’, kërkuesit nga Universiteti i Firences zbuluan se infarktet në zemër janë më të shpeshta kur një mashkull bën seks me të dashurën se sa me gruan e tij.

Sipas tyre, përpjekja për të fituar dhe për të kënaqur një femër më të re se bashkëshortja mund të jetë arsyeja që çon në një atak në zemër.

Kërkimi tregoi gjithashtu se në jetën e një burri ka 50% mundësi që ai të tradhëtojë të paktën një herë.

Top Channel