“Ruajtja e virgjërisë, më e vështirë se ari në Olimpiadë”

23/05/2012 18:25

Një atlete amerikane, Lori Jones, fitoi vëmendje mbarëkombëtare në SHBA duke deklaruar në një program televiziv se për të ka qenë më e vështirë të ruajë virgjërinë se sa të stërvitet për Lojrat Olimpike.

29-vjeçarja nga Luiziana, gjatë intervistës së një seriali të fokusuar në jetën private të sportistëve të mëdhenj, deklaroi se për shkak të parimeve dhe bindjes fetare, nuk beson tek seksi përpara martese.

Këto parime që i ka vendosur vetes e kanë bërë shumë të vështirë për bukuroshen, pjesëmarrëse në Lojrat Olimpike të Pekin 2008, që të gjejë një të dashur.

Atletja, e cila është duke u përgatitur për Londër 2012-n, theksoi se: “Ruajtja e virgjërisë ka qenë gjëja më e vështirë që kam bërë në jetë, më e vështirë edhe se marrja e një diplome nga universiteti. Kur isha 22-24 vjeç, diçka e tillë më bënte të veçantë në sytë e njerëzve, por prej pesë vitesh për meshkujt është problem dhe ata nuk më telefonojnë mbrapsht kur mësojnë këtë sekret”.

Një e krishterë e devotshme, Jones shtoi se tashmë e ka kaluar pjesën më të vështirë të presionit dhe se nuk ndihet më e kompleksuar rreth vendimit që ka marrë, për të kryer raporte vetëm pasi të martohet.

Konkurrentja në 100 metra sprint dhe 60 metra në salla të mbyllura, tregoi gjithashtu se është muzika kristiane ajo që e motivon përpara garave të rëndësishme.

Top Channel