Sfida me ujëvarën, fitojnë tre të “çmendurit”

22/05/2012 16:45

Tre aventurierë të çmendur sfiduan një ujëvarë me lartësi prej më shumë se 100 metrash në Afrikë, duke lundruar me kanoet e tyre deri në buzë të greminës.

Steve Fisher, 37 vjeç, Dale Jardine, 33 vjeç nga Afrika e Jugut dhe amerikani Sam Drevo (33 vjeç), u përballën me rrymat e forta, duke u drejtuar drejt një shkëmbi në vendin ku formohet ujëvara e famshme e Viktorias, më e larta në botë, ndodhur në kufirin midis Zambias dhe Zimbabves.

Vetëm një gabim i vogël, do të kishte sjellë një vdekje të sigurt për aventurierët, që edhe kështu rrezikuan jetën e tyre, jo vetëm nga rryma e fuqishme e ujit, por edhe sepse ujrat e Viktorias njihen si të populluar nga krokodilë.

Megjithatë, burrat realizon me sukses misionin e tyre, duke qëndruar në shkëmbin mbi ujë, pikërisht në të tatëpjetën në të cilën nis ujëvara.

Të fotografuar nga një fotograf i sporteve ekstreme, treshja përfundoi në faqet e para të shtypit botëror, për kurajon dhe çmendurinë e jashtëzakonshme në realizimin e këtij misioni të pabesueshëm.

Në të shkuarën, askush nuk ka mundur t’i mbijetojë një rënie në Viktoria.

 

Top Channel