Peshku-robot që patrullon detin

22/05/2012 00:00

Në ujërat e portit të Gihonit, në veri të Spanjës, një peshk i madh dhe i
verdhë përçan dallgët. Por notari qëndron larg jetës detare dhe nuk ka
hala e gjak, por vetëm fibra karboni dhe metal.

Bëhet fjalë për një peshk-robot, të cilin shkencëtarët po e përdorin si një armë kundër ndotjes.

Aparati që përdoret për patrullimin e detit punon në mënyrë autonome për të zbuluar ndotjen e ujit, duke u përcjellë informacionin përmes pajisjeve elektronike autoriteteve.

Në Spanjë, shumë persona po i nënshtrohen testit nëse mund të marrin gradën e duhur për të qenë pjesë e policisë detare, që patrullon përmes objektit të ri.

“Ideja është që ne të monitorojmë në kohë reale ndotjen. Kështu, nëse dikush është duke hedhur kimikate në det, ne mund të shkojmë atje menjëherë, të zbulojmë se kush po e shkakton problemin dhe ta ndalojmë”, sqaron Luke Speller, një shkencëtar që ka marrë pjesë në këtë projekt.

Top Channel