Dua Lipa dhe Callum Turner shfaqen më të dashuruar se kurrë në Itali, momente të ëmbla gjate muajit të mjaltit në Siçili
Slash ka arritur shumë sukses me bandën e tij Velvet Revolver (pjesëtar i së cilës nuk është më), por kitaristi nuk harron kurrë grupin me të cilin u bë i famshëm: Guns ‘N’ Roses.
“Kemi bërë gjëra të mëdha me Guns-at. Nuk kërkonim të bëheshim të famshëm, por të bënim muzikë të mirë dhe mendoj se ia arritëm qëllimit”, thekson muzikanti.
Slash do të nisë në Kanada në muajin korrik një seri koncertesh ku do të prezantojë albumin e tij të dytë ‘Apocalyptic Love’ që do të dalë të martën në treg.
Së bashku me kanadezët Todd Kerns (ish-Age of Electric) dhe Brent Fitz (ish-Theory of a Deadman), një nga kitaristët më të mirë në historinë e rock-ut do të luajë edhe këngë nga të gjitha grupet ku ka qenë pjesëtar.
Top Channel