Krokodil për të ruajtur shtëpinë

21/05/2012 13:45

Shumica e njerëzve preferojnë një sistem alarmi apo një qen për të mbajtur larg shtëpisë së tyre hajdutët, por ata që nuk duan të vidhen kurrë më në jetën e tyre shumë mirë mund të zëvendësojnë qenin me një KROKODIL!!!

Në Australi ka dalë në shitje një krokodil deti 1.6 metra i gjatë dhe pronarët e tij premtojnë se me një të tillë hajdutët as nuk do e mendojnë afrimin në shtëpi.

Cmimi i krokodilit është rreth 900 dollarë dhe pronari i tij thekson për ‘Daily Mail’: “Krokodilët e detit janë rojtarë shumë të mirë, por kanë një problem. Cdo kafshë tjetër që mund të shkojë në oborr do të bëhet ushqimi i tyre.”

Gjithashtu pronari bën të ditur se duhet që blerësi të ketë një pishinë me ujë të ngrohtë.

Krokodilët e detit i shohin njerëzit si gjah dhe njihen për sulmet vdekjeprurëse ndaj tyre.

Top Channel