Mark Zuckerberg ndërron statusin e FB: I martuar

20/05/2012 00:00

Është martuar në mënyrë surprizë themeluesi i rrjetit social Facebook, Mark Zuckerberg.

Zuckerberg, 28 vjeç, të cilat i mbushi para pak ditësh, u martua me të dashurën e tij prej një kohë të gjatë, Prishila Chan. 27 vjeçarja pati një javë të ngarkuar pasi përvec martesës, ditën e hënë u diplomua për mjekësi.     

Martesa e Zuckerberg vjen vetëm pak ditë pas futjes të Facebook në bursë, aksionet e të cilit u vlerësuan me 106 miliardë stërlina.

Ceremonia u zhvillua në shtëpinë e Zuckerberg, në Palo Alto të Kalifornisë.   

Të ftuarit fillimisht kujtuan se po shkonin të festonin diplomimin e Chan, por ata u gjendën papritmas në mes të një dasme.
     
Unaza e martesës ishte një rubin shumë i thjeshtë i dizenjuar nga vetë Zuckerberg.

Nëntë vjet më parë cifti u njoh në Harvard, ku Zuckerberg themeloi Facebook-un në 2004-ën.   

Top Channel