Klienti gjen parazit të gjallë në pjatën me sushi, videoja bëhet virale në rrjet Genta, Ermali, Liami, Arbri dhe Françeska janë shpallur zyrtarisht si finalistë të edicionit të pestë të “Big Brother Albania”, eksluzivitet i Top-Channel.
Ndërkaq, ka përfunduar vetëm një hap larg finales aventura e Erjonit, i cili me votat e publikut u largua nga shtëpia më e ndjekur në shtëpi.
”Momenti më i bukur që kam përjetuar atje brenda ka qenë hyrja, momenti në të cilin u vendos që do të isha pjesë e kësaj shtëpie. E kam të vështirë të zgjedh një moment tjetër të caktuar”, deklaroi Erjoni në studio pas eliminimit. “I gjithë përjetimi ishte një aventurë, që nuk e di a do të kem shans që ta përjetoj përsëri”.
I pyetur se cilin nga banorët Erjoni ka arritur të respektojë dhe të vlerësojë me të vërtetë, ai u shpreh: ”Do të thoja Ermali dhe jam 98% i sigurt, sepse është një djalë që ka patur të vetmen lidhje të vërtetë brenda në shtëpi, por nuk e ka përdorur asnjëherë lidhjen e tij që të përfitojë në lojë ose të bëjë lojën e dikujt tjetri. Siç ka hyrë ashtu do të dalë, deri në momentin e fundit ashtu do të jetë. Të njëjtën gjë mund të them edhe për Françeskën. Nuk e ka përdorur asnjëherë lidhjen e saj brenda në lojë”.
Për herë të parë që prej mësimit se fotot e saj intime u bënë publike dhe qarkulluan në media dhe internet, Genta u përball me reagimin e nënës së saj për to.
Një javë përpara përfundimit të “Big Brother”, edhe banorët e tjerë kanë ndarë nga dhoma e rrëfimit momentet e tyre të kësaj përvoje unike në jetë me publikun e prindërit e tyre.
Nata finale, në të cilën njëri prej finalistëve do të kurorëzohet fitues dhe do të marrë çmimin e madh do të transmetohet drejtëpërsëdrejti në “Top-Channel”, të shtunën e datës 26 maj.
Top Channel