Klienti gjen parazit të gjallë në pjatën me sushi, videoja bëhet virale në rrjet
Përvec anës profesionale, gazetarët dhe reporterët janë kujdesur të mbulojnë edhe anën “scoop” gjatë punimeve të G8-ës në Shtetet e Bashkuara.
Në imazhet që vijnë nga ky samit, shihen liderët e tetë vendeve më të industrializuara të botës, ashtu si nuk i kemi parë ndonjëherë. Veshje plot ngjyrë, stil pranveror dhe buzëqeshje para e pas nisjes së bisedimeve për cështjet serioze, sic është ajo e krizës financiare, vecanërisht brenda 17 vendeve të Eurozonës.
Mes imazheve ku udhëheqësit e vendeve më të fuqishme në botë shfaqen lirshëm, njëra po bën xhiron në internet; ajo që është shkëputur nga përqafimi “miqësor” i presidentit Obama me kancelaren gjermane Angela Merkel.
Një “moskoordinim” i tyre, për pak sa nuk përfundoi në një puthje në buzë, që vetëm miqësore s’do mund të quhej më pas…

Top Channel